Fushata, Milo:Vota për PDS, votë për një forcë serioze
Kreu i PDS Milo është ndalur në një takim me me qytetarë të Kucovës. Milo i ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë për PDS, pasi vota e tyre nuk do të shkoj dëm. Të votosh për PDS, do të thotë të votosh për një forcë serioze- tha Milo.
KUCOVE- Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo, ka zhvilluar një takim me anëtarë dhe simpatizantë të kësaj force politike në qytetin e Kucovës. “Të votosh për PDS-në, do të thotë të votosh për një forcë serioze qeverisëse, të votosh për të nuk e con votën dëm, jo thjeshtë sepse jemi në një koalicion ku vlera e votës është e barabartë si të votosh për Partinë Socialiste ashtu edhe për Demokracinë Sociale, vlera e votës është e njëjtë pasi ne jemi në një koalicion dhe asgjë nuk shkon dëm”- theksoi kreu i PDS-së Milo në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)