Korcë, sulmohet zyra elektorale e Partisë Socialiste
Thyhen xhamat e zyrës elektorale të PS në fshatin Vashtmi të Korcës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se autorë janë banda e 5 dyqaneve. Raste të ngjashme, ku janë dëmtuar zyra të PS ka patur tek Don Bosko e në Shijak.
KORCE- Sulmohet sërish zyra elektorale në fshatin Vashtmi të Korcës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se autorë janë banda e 5 dyqaneve, e cila ka thyer xhamat e zyrës duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Kjo është hera e tretë që sulmohet zyra elektorale e Partisë Socialiste në këtë fshat. Një ngjarje e tillë u regjistrua para pak ditësh, kur persona të paidentifikuar hoqën tabelën. Raste të ngjashme, ku janë dëmtuar zyra të Partisë Socialiste ka patur dhe tek Don Bosko në Tiranë dhe në Shijak pak ditë më parë.
(e.n/News24/BalkanWeb)