E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Spahija: PLL kontribut në fitoren e të djathtëve

Ekrem Spahija, kreu i i Partisë Lëvizja e Legalitetit ka zhvilluar një takim me qytetarë të Kavajës. Në këtë takim Spahija e ka vënë theksin në kontributin që partia e tij do të japë për fitoren e koalicionit “Aleanca për Ndryshim” ku dhe bën pjesë. 

KAVAJË- Kreu i Partisë Lëvizja e Legalitetit Ekrem Spahija zhvilloi një takim në qytetin e Kavajës. Spahia theksoi se forca politike që ai drejton do të kontribuojë në fitoren e së djathtës në zgjedhjet e 28 qershorit. “Fitores së nacionalistëve, konservatorëve dhe demokratëve në 23 vendet e BE, do të kurorëzohet edhe me fitoren e koalicionit “Aleanca e Ndryshimit” më 28 qershor 2009. PLL-ja me kandidatët e saj do të kontribuojë për fitoren e këtij koalicioni”- thkeosi kreu i PLL-së Spahija. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›