Fushata Nano takon Berishen nuk jep deklarate per mediat

Ish-kryeministri socialist Fatos Nano ishte në zyrën e
Kryeministrit Sali Berisha për t'i kërkuar atij mbështetjen e
mazhorancës në përpjekjet për t'u zgjedhur president u vendit. Nano u
fut ne seline e Kryeministrisë në orën 14.30 dhe doli rreth orës 15:10.
Pritej një deklaratë për media nga Nano, por në fakt ai u largua me mjetin e tij, në drejtim të të cilit si gjithnjë preferon të jetë vetë, duke përshëndetur me dorë gazetarët që ndodheshin jashtë selisë së Kryeministrisë.
Kjo është hera e parë që Nano nuk prononcohet për mediat pas takimeve me krerë të partive parlamentare.
Nano hyri në selinë e Kryeministrisë nga dera kryesore në bulevard, pikërisht aty ky më 21 Zgjedhja e presidentitArvizu: Presidenti me 84 vota në raundin e parë Ethet presidenciale në Shqipëri Holtkemper: Presidenti të zgjidhet me dialog janar të vitit 2011 u vranë 4 protestues të opozitës.
Berisha: Maxhoranca ka mundësitë t'i japë vendit Presidentin e ri
Pas takimit Kryeministria bën me dije se ish-shefi i qeverise Fatos Nano, i parashtroi kryeministrit Berisha kërkesën për të mbështetur kandidaturën e tij në postin e lartë të Presidentit të Republikës, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi në kuadrin Kushtetues do të ishte i dobishëm për vendin dhe objektivat e tij, si dhe duke evokuar disa nga marrëveshjet e arritura në të shkuarën në zgjidhje të sfidave të vendit.
"Kryeministri Berisha e garantoi zotin Nano se ai personalisht dhe si kryeministër vlerëson të gjitha marrëveshjet e arritura së bashku në të shkuarën në interesin më të mirë të vendit dhe kontributin e këtyre marrëveshjeve në zgjidhjen e sfidave e problematikave", thuhet në njoftim.
Ndërkohë Berisha theksoi se qëndrimi i bërë tashme publik në mënyrë të përsëritur prej tij ndaj kandidaturës së zotit Nano për President të Republikës, ka lidhje tërësisht me spektrin politik, detyrimet që rrjedhin nga përkatësitë e ndryshme në këtë spektër, duke rikonfirmuar se ai mbështet dhe do te mbështesë një personalitet të shquar të Partisë Demokratike në postin e Presidentit të Republikës.
Kryeministri Berisha theksoi se pas kthimit nga Samiti i Chikagos ai do të hapë negociatat me aleatët e tij, pa përjashtuar edhe faktorë të tjerë, i bindur se mazhoranca aktuale i ka të gjitha mundësitë për t'i dhënë vendit Presidentin e ardhshëm të Republikës.