Fernando Krafi me ka shkruar kete leter
Në Teatrin e Komedisë do të ngjitet premiere shfaqja “Fernando Krafi më ka shkruar këtë letër”. Vepra botërore vjen nën regjinë e regjisores Rogerta Nikolla dhe intepretimin e aktoreve Ledion Zoi, Laura Nezha dhe Aleksandër Kondi. Drama është një ndër veprat më të vlerësura të dramaturgjisë bashkëkohore, e vënë në shumë skena botërore nga kontinenti amerikan e deri në atë aziatik. Koncepti regjisorial është konceptuar me mjaft dinamizëm.
Roli i Fernandos qe është një mashkull i pasur dhe i pushtetshem në shoqëri do të jetëzohehet nga Ledion Zoi, i cili i propozon për martesë Julias, një femër e bukur dhe shumë e kulturuar.
Në këtë vepër kemi një histori shumë prekëse, ku luajnë emocionet e forta të një marrëdhënie bashkëshortore. Kjo vepër bën thirrje, të shprehim ndjenjat te mos na i ndrydhë krenaria se kështu mund të humbasim njerëzit më të shtrenjtë. Bashkë me njerëzit e shtrenjtë, motivin e jetës dhe gjithçkaje tjetër.