E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, PBDNJ, Dule: Prioritet të drejtat e romëve

Në një takim të zhvilluar me komunitetin rom në qytetin e Korcës, kreu i PBDNJ-së Dule, e ka vënë theksin tek të drejtat e këtij komuniteti duke theksuar se të drejtat e tyre janë prioritet i forcës që ai drejton jo vetëm për zgjedhje. 

KORCE- Kreu i Partia e Bashkimit për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule, zhvilloi në Korcë një takim me komunitetin rom. Dule përmendi gjatë këtij takimi reformat që duhet të ndërmerren në fusha të ndryshme për këtë komunitet. “Drejtat e njeriut, të drejtat e komuniteteve dhe të cdo njeriu nuk është një slogan që ne e përdorim sa herë që vinë zgjedhjet ose sa herë që ne duam që të marrim votat. Për ne është arsyeja e ekzistencës, për ne është filozofia, është një nga akset kryesore të platformës, pra për ne është pjesë esenciale e të gjithë aktivitetit”- theksoi kreu i PBDNJ-së Dule. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›