E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata PD, Berisha: Me Ramen beteja ne shesh

Nga qyteti i Patosit, kryeministri Berisha i ka kërkuar kryesocialistit Rama të kandidojë në zgjedhjet e 28 qershorit për të matur forcën e tij në shesh.Berisha premton mbështetje për fermerët e Myzeqese e te Patozit. 

PATOZ-  Turi i kryeministrit Sali Berisha është ndalur në këtë fundjavë në qytetin e Patozit. Kryetari i PD-së Berisha akuzoi kryesocialistin Rama se po abuzon me të ardhmen e vendit vetëm për interesin e tij personal. Kryeministri tha se Rama kërkon rikthimin e përdorimit të certifikatave në zgjedhjet e 28 qershorit.

“Kryetarit shëmbëlltyrë të PS-së i cili në 6 muaj nuk mori një herë zemër, nuk tregoi vullnet ti bëjë thirrje shqiptarëve të marrë letërnjoftimet e reja. Edi Rama të harrojë certifikatat. Kjo garë më masivja e vendit po zhvillohet me të gjitha standardet demokratike të saj, përvec njërit, i cili mbi standardin europian kërkon të vendosë standardin personal. Ka nisur një betejë elektorale duke qëndruar prapa karriges. I jap katër ditë afat, do ndryshoj ligjet, por dil në krye të listës. Dil, të vazhdojmë betejnë në shesh.”- tha kryeministri Berisha.

20 ditë larg zgjedhjeve kryeministri u bëri apel të aplikojnë për karta identiteti dhe ti tërheqin ato, për të bërë të mundur të votojnë javën e fundit të qershorit.

“Thirrja ime vëllazërore është të marrim të gjithë kartat. Premtimi im solemn është të investojmë në cdo projekt që bashkia juaj do të paraqesë në qeveri”- vazhdoi Berisha.

Më tej ai dha të gjitha garancitë se zhvillimi i Shqipërisë i nisur në këto katër vjet do të nisë dhe gjatë qeverisjes së demokratëve. Më tej ai premtoi se qeveria e tij do të mbështeste cdo projekt të fermerëve të Muzeqesë e të Patozit për rritjen e prodhimit.
(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›