E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata- Gjini në Fushë Arrëz: PDK, pr/ligj për arsimin

Kandidati për deputeti i Partisë Demokristiane Frrok Gjini, e ka vijuar turin e tij elektoral në qytetin e Fushë Arrëzit, në kuadër të zgjedhjeve të 28 qershorit. Gjatë takimit me banorët Gjini u shpreh se PDK-ja ka një projekt të veçantë për arsimin 

FUSHË ARRËZ- Në një nga ambientet e pallatit të Kulturës së Fushë Arrëzit, forumi rinor i PDK-së organizoi një takim me studentë dhe maturantë të rrethit të Pukës, të cilët votojnë për herë të parë. Në takim i pranishëm ishte dhe deputeti Frrok Gjini, i cili theksoi para studentëve se PDK, do të jetë iniciatorë e ligjit për favorizim të arsimimit të studentëve të veriut. “Ne do të bëjmë të mundur futjen e një projektligji për arsimin që do të ketë kuota të veçanta për zonën e veriut. Kuota të veçanta do të ketë edhe për të përndjekurit politik dhe familjet në nevojë”- u shpreh deputeti i PDK-së Gjini. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›