E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata PS, Rama: Pa viza ne BE brenda 2010.

Kryetari i PS-së, Edi Rama u premtoi qytetarëve te Librazhdit se brenda vitit 2010 do të liberalizonte vizat në mënyrë që shqiptarët, kudo që ndodhen të lëvizin lirisht si qytetarë të denjë të BE-së. 

LIBRAZHD- Kryetari i PS-së, Edi Rama është ndalur në qytetin e Librazhdit për të prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut të Elbasanit. Lideri socialist është shprehur se para mbështetësve se qeveria dështoi në liberalizimin e vizive në mandatin e saj të parë dhe vendin po e varfëron gjithnjë e më shumë. Sipas Ramës janë të shumta arsyet pse shqiptarët duhet që më 18 qershor të votojnë PS-në.

“Në historinë e këtyre 18 viteve ju me votën tuaj nuk do të zgjidhni vetëm një deputetë, por 10 deputetë”- tha ai.
Ai u premtoi qytetarëve se brenda vitit 2010 do të liberalizonte vizat në mënyrë që shqiptarët, kudo që ndodhen të lëvizin lirisht si qytetarë të denjë të BE-së.

“Sot Shqipëria për shkak të Sali Berishës, mbeti jashtë paketës së fundit të liberalizimit të vizave, ku u përfshi edhe Serbia. Për shkak të kësaj politike të vjetër e të dështuar jo vetëm që ne nuk mund të kemi sot vizat ëpr të lëvizur lirisht në Europë, por do të na duhet që për të hyrë në Maqedoni, apo në Mal të Zi na duhen vizat njësoj si për në Francë. Ne socialistët nuk ju premtojmë por ne socialistët angazhohemi që në 2010 tia heqim Shqipërisë kufijtë që e ndajë me Europën”- tha Rama.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›