E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidhen njëzetë ikona nga kisha e Shën Gjergjit

Brenda dhjetë ditëve, grabitet
për herë të dytë
kisha e Shën Gjergjit. Policia
e Qarkut të Gjirokastrës
njoftoi dje zyrtarisht se persona
ende të paidentifikuar kanë
vjedhur në orët e para të së shtunës,
gjashtë ikona të skalitura të kishës
së Shën Gjergjit, në fshatin Jorgucat,
fshat i Komunës së Dropullit të
Sipërm që ndodhet rreth 23 km në
jug të qytetit të Gjirokastrës.
Ndonëse sipas burimeve zyrtare
janë vetëm gjashtë ikonat e grabitura
në kishë, banorët vendas dhe
vetë kujdestari i kishës, pohon se
numri i ikonave të grabitura gjatë
dhjetë ditëve të fundit është 20
copë, prej të cilave gjashtë ikona me
vlerë të jashtëzakonshme dhe
tepër të kushtueshme. Vjedhja
është konstatuar në orët e para të
mëngjesit të së shtunës nga epitropi
i kishës, 65-vjeçari Kosta Franko,
i cili sapo ka vënë re grabitjen ka
telefonuar policinë. Efektivat blu
kanë shkuar menjëherë në vendngjarje
dhe kanë konstatuar se
kisha është vjedhur gjatë orëve të
natës. Autorët kanë thyer çelësin e
derës së jashtme dhe më pas kanë
hyrë duke marrë gjashtë ikonat.
Grupi hetimor, i ngritur për
zbardhjen e ngjarjes ende nuk jep
emra konkretë të akuzuarish apo
personash të dyshuar për grabitjen
spektakolare, që sipas kujdestarit
të kishës është grabitja e dytë brenda
10 ditëve. Sipas këtij të fundit,
në kishën që ndodhet në qendër
të fshatit Jorgucat, nuk janë
vjedhur gjashtë, por njëzet ikona.
Sipas tij, vetëm pak ditë më parë
janë grabitur katërmbëdhjetë ikona,
prej të cilave 3 copë janë ikona
të realizuara nga një piktor
ikonograf vendas nga Pogoni i njohur
me mbiemër Jushi dhe të krijuara
prej tij qysh në vitin 1910.
Ndërkohë, ikonat e tjera që mungojnë,
janë krijime të shekullit XVIIXVIII
dhe një pjesë e tyre i përkisnin
Manastirit të Profetit Ilia që
ndodhet në mal, mbi fshatin Jorgucat.
Këto ikona janë transferuar me
vendim të këshillit kishtar nga ky
manastir që ndodhet larg fshatit, i
pambrojtur nga grabitjet. Kujdestari
i kishës së Shën Gjergjit, Kosta
Franko, pranoi se shumica e njëzet
ikonave të vjedhura nuk ishin në
inventar, pasi ato ishin dhuruar në
kishë nga besimtarët pas vitit 1990,
ndërkohë që edhe pesë nga ikonat
e vjedhura ishin transferuar në këtë
kishë pas vitit 1990 nga manastiri
Profetit Ilia, për arsye sigurie. Kisha
e Shën Gjergjit është një monument
kulture ndërtuar në vitin 1932. Arkitektura
e saj e veçantë përbëhet
nga një ndërtim tipik i periudhës
mesjetare, mbuluar me çati guri
dhe pa tavan. Grabitja e ikonave
nga kishat në rajonet e Shqipërisë
jugore është një nga vjedhjet më të
kushtueshme të veprave të artit dhe
njëkohësisht edhe krimi më i pandëshkuar
në dekadën e fundit, pasi
deri tani asnjë prej grabitësve dhe
trafikantëve të këtyre vlerave të pallogaritshme
të trashëgimisë kulturor
botërore nuk është kapur dhe
dënuar nga drejtësia shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›