Korce, Festivali i Karnavaleve cel sezonin turistik
Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve ka hapur sezonin turistik në qytetin e Korces i cili do të jetë i mbushur me aktivitete dhe surpriza të shumta. Në Festival performuan 20 grupe, mes tyre nga Maqedonia, Mal i Zi, dhe Kosova.
KORCE- Korça është kthyer në një qytet feste, teksa magjia e karnavaleve ka mbështjellë për disa orë mijra banorë të këtij qyteti dhe jo vetëm. Ashtu si dhe një vit më parë bashkia ka zgjedhur Festivalin Ndërkombëtar të Karnavaleve për të celur sezonin turistik i cili do të jetë i mbushur me aktivitete dhe surpriza të shumta. Veç qytetarëve të shumtë kishte edhe grupe me kitara, këmbana dhe maska butaforike si koka kafshësh dhe njerëzish. Gjatë Festivalit ndërkombëtar të Karnavaleve që i ka dhënë për tre orë një tjetër atmosferë Korçës kanë performuar mbi 20 grupe ,mes tyre nga Maqedonia, Mal i Zi, dhe Kosova, ndërkohë që katër grupe të tjera vinin nga Shqipëria si Shkodra, Lushnja, Kavaja dhe Fieri. Grupet e tjera ishin pjesë e shkollave të qytetit të Korçës të përgatitura nën kujdesin e Qëndrës Kulturore ”Vangush.Mio”. Rikthimi i kësaj feste popullore u mirëprit nga banorët e këtij qyteti dhe tërhoqi vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj duke rifituar statusin e festës simbol të qytetit
(s.g/BalkanWeb)