E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat e larta shkaktojnë një viktimë në Korcë

Një 34 vjecar nga qyteti i Korcës ka mbetur viktimë e temperaturave të larta, për shkka të të cilave ka pësuar një atak kardiak që i ka kushtuar jetën. Altin Kole është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Korcës, por nuk ka mundur të shpëtojë. 

KORCË- Temperaturat e larta kanë shkaktuar një viktimë në qytetin e Korcës. 34 vjecari Altin Kole, banues në lagjen 2 të qytetit, ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak që është stimuluar nga temperaturat e larta.
Pasi është kthyer për në banesën e tij, familjarët e kanë cuar menjëherë për në spitalin rajonal të Korcës për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Mjekët e këtij spitali pohojnë se 34 vjecari ka pësuar një atak kardiak dhe nuk ka mundur të shpëtojë nga vdekja. (e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›