Fushata, Strazimiri: Të qeverisim bashkë dhe 4 vite
TIRANE- Kandidatët e Partisë Demokratike për Tiranën, zhvilluan një takim me banorë të komunës Farkë dhe njësisë nr.2 në kryeqytet. Zv/ministri i Brendshëm Strazimiri ftoi banoret të marrrin pjesë masivisht në votime më 28 qershor dhe të zgjedhin nr.10 që sipas tij është notë e merituar për qeverinë Berisha. Do të vazhdojmë së bashku edhe për 4 vitet që vijnë, për të përmbushur brenda vitit 2013 misionin për një Shqipëri evropiane dhe lëvizjen pa viza në Europë”, tha kandidati Strazimiri. (a.r/news24/balkanweb)