Fushata, Rama: Komunat e Tiranës me status metropoli
Kreu i Partisë Socialiste Rama premton dhënien e statusit të metropolit të qarkut të Tiranës. Rama vizitoi dhe spitalin Pediatrik në Tiranë ku u njoh me shqetësimet e pacientëve. Një sistem shëndetësor të bazuar në sigurime, Rama e cilësoi të dështuar.
TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama premton në Farkë status ligjorë të metropolit të qarkut Tiranë. Gjatë turit të tij elektoral për prezantim e kandidatëve të qarkut në komunën Farkë, shefi i Partisë Socialiste deklaron se ky status do të coj për Farkën dhe banorët e saj shërbime të integruara për të gjithë qarkun si dhe rritjen e punësimit.
“Do t’i japim status të ri ligjor Qarkut të Tiranës si metropol i Shqipërisë dhe duke i hapur rrugë një zhvillimi të ri, me një ritëm të ri, me një shpejtësi të re kryeqytetit dhe të gjithë zonave të tjera, që nga Dajti e deri në Rrogozhinë e Kavajë, që nga Farka deri në Vorë, Ndroq e Kashar, duke u zhvilluar me një shpejtësi të re si një metropol i integruar, me shërbime të integruara. Me shërbim ujësjellësish të integruar. Duke ruajtur autonominë e të gjitha njësive vendore, por duke i hapur rrugë një zhvillimi të qëndrueshëm rajonal”- theksoi Rama.
Duke kërkuar votën e banorëve të Farkës dhe të gjithë Shqipërisë Rama garantoi se vota për Partinë Socialiste është votë për të ardhmen e vendit.
“Banorët dhe banoret e kryeqytetit kanë një arsye të thjeshtë për të votuar më 28 qershor për mua dhe për Partinë Socialiste: që transformimet e bëra në këto vite, t’i përshpejtojmë dhe që të bëjmë në 4 vitet e ardhshme më shumë se ç’kemi bërë në 8 vitet e shkuara të marra së bashku në Tiranë. Ndërsa të gjithë të tjerët që banojnë rreth Tiranës kanë po ashtu një arsye madhore e cila ka të bëjë me domosdoshmërinë që edhe komunat përreth edhe Bashkitë e tjera të këtij qarku, deri në Kavajë, të mund të zhvillohen me ritmin e Tiranës”- tha Rama.
“Një ndryshim radikal në shërbimin shëndetësorë në të gjithë vendin”, këtë premtim Edi Rama e ka bërë gjatë një vizite në spitalin Pediatrik “Selaudin Bekteshi” në Tiranë. Partia Socialiste tha Rama do të ngrejë një shërbim shëndetësor universal ku do tu shërbehet jo vetëm atyre që paguajnë sigurime po të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Duke shprehur shqetësimin për nivelin e lartë të vdekshmërisë foshnjore për herë më e lartë se në vendet europiane Rama tha se kjo është një situatë e pafalshme dhe e patolerueshme. Ndërsa bisedoi me pacientët, Rama dëgjoi këta të fundit se si detyrohen të bleknë gjithçka që nga ilaçet e deri tek pajisjet e tjera.
Edhe mjekët i thanë shefit të socialistëve se sistemi aktual i sigurimeve shëndetësore nuk i mbulon dot kërkesat spitalore. Kryesocialisti Rama lidhur me këtë situatë u shpreh se “Ne jemi të bindur se sistemi shëndetësor i bazuar në sigurime është i falimentuar, është i korruptuar, është tërësisht i kalbur. Ky është një sistem i cili duhet të ndryshohet rrënjësisht dhe ne do ta transformojmë atë”- theksoi Rama në fjalën e tij. (a.r/news24/balkanweb)