E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Topalli: Shqipëria, vend i preferuar i turistëve

Kryetarja e Kuvendit dhe njëkohësisht edhe nënkryetare e Partisë Demokratike ka bijuar turin elektoral në Velipojë. Në një takim me banorët Topalli e ka vënë theksin tek investimet e qeverisë dhe projektet kryesore në mandatin e dytë. 

VELIPOJË- Në mbështetje të Partisë Demokratike, banorët e Velipojës u mblodhën në një miting. Në fjalën e saj në këtë takim Jozefina Topalli u ndal në projektet kryesore të mandatit të dytë, turizmit dhe revolucionit industrial. Sipas saj në 4 vitet e ardhshme Shqipëria do të jetë vendi më i preferuar i turistëve. “Këto janë dy shtyllat kryesore të projektit të 4 viteve të ardhshme. 3 milion turist kanë qenë në mandatin e kaluar, do të shumëfishohen shumë më tepër dhe kjo do të thotë më shumë mundësi për njerëzit e Velipojës dhe zhvillimin e tyre. Projekti i dytë ka të bëjë me parqet industriale që ka të bëjë me 160 mijë të punësuar”- u shpreh nënkryetarja e PD-së Topalli. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›