E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, Veliaj: Në 28 qershor, rinia feston

Në vijim të turit të tij elektoral, kreu i “G99” Veliaj është ndalur në takime me banorët e Rrajcës, Gramshit dhe Cerrikut. Në këtë takim Veliaj i ka kërkuar të rinjve që me votën e tyre të sjellin ndryshimin e madh. 

ELBASAN- Kreu i “G99” Erjon Veliaj, ka vijuar turin e tij elektoral në Rrajcë, Gramsh e Cerrik. Të gjithë të rinjtë do të mblidhen në festë në fatin 28 qershor ka deklaruar Veliaj. “Për një javë, dua që tju ftoj të gjithëve të vini tek festa e ndryshimit, mbahet në datën 28 qershor gjatë të gjithë ditës. Është shumë e rëndësishme që kësaj here ti japim një mësim atyre që kanë 4 vite që na sorollatin e atyre që kanë 18 vite që na humbin kohën e rinisë. Ti tregojmë Shqipërisë se ne të rinjtë e Shqipërisë mund tia dalim”- theksoi Veliaj. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›