Fushata, BLD prezanton kandidatin në Mamurras
Kreu i Bashkimit Liberal Demokrat Starova, ka zhvilluar një takim me banorët e Mamurrasit ku dhe ka prezantuar kandidatin për deputet të kësaj force në këtë qytet. Starova vlerësoi ndihmesën e BLD në institucionet shqiptare
MAMURRAS- Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat Arjan Starova ka prezantuar në qytetin e Mamurrasit kandidatin për deputet në këtë qark, juristin Pashk Kalfi. Në fjalën e tij Starova vlerësoi ndihmesën e liberaldemokratëve në institucionet shqiptare të politkbërjes dhe veçanërisht për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. “Dëshiroj ta quaj këtë takim një ndër pikat e rëndësishme të Bashkimit Liberal Demokrat në këto zgjedhjet e 28 qershorit. Një nga treguesit e fitores që ne si liberaldemokrat do të gëzojmë duke u gdhirë 29 qershor”- përfundoi Starova. (a.r/news24/balkanweb)