Fushata e PD, Berisha: Kushtoi më pak se helikopteri i Ramës
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga një pjesë e stafit qeveritar, prezantoi mbrëmë para analistëve përmes një ‘Town Holl’-it në Pallatin e Kongreseve, programin elektoral.
Z.Kryeministër, opozita ka tentuar të thotë se Berisha është i lodhur, nuk ka takat. Ju, si ndiheni?
E vërteta është që, në ngjarje, kjo mund të jetë e para ose e dyta fushatë më intensive e jetës sime. Ka pasur një element të ri, që ka qenë ai ‘Toën Holl’; është jo më pak se një orë e gjysmë, koha është më e gjatë se e çdo aktiviteti tjetër, kështu që në tërësinë e vet kjo ka qenë fushata më intensive. Dhe pa diskutim në fushatë, si ndihet ai nga njëra fushatë tek tjetra, ndihesh si një boksier në ring që duhet të qëndrosh. Fushatat janë të lodhshme. Ka një moment që lodhesh, mekja e zërit është momenti më lodhës. Çifti tjetër nuk u lodh dot dhe të lodhesh duhet të kesh aktivitete. Atyre u ra matematika, u ra morali dhe u iku fushata.
Sa i ka kushtuar PD-së fushata elektorale?
Unë kam marrë një makinë me qira dhe të siguroj që fushata e PD-së s’ka kushtuar më shumë sesa helikopteri që vjen nga Italia. Fushata e PD-së do të kontrollohet nga KQZ-ja për çdo qindarkë. Të marrësh helikopter në Itali, të vijë nga Bari dhe të qëndrojë gjithë ditën në dispozicion të “Rilindasve”, si për Tom Doshin; por a e pranon njeri Tom Doshin për Luigj Gurakuqin apo Shpëtim Gjikën për Ismail Qemalin?! Opozita që shkon dhe merr helikopterin në Itali dhe na nxjerr Maksutin si të varfër, nuk është normale. Helikopteri kushton të paktën 300 mijë euro.
Ç’po bëni për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë?
Për kompensimin e ish-të përndjekurve, afati është 2017-ta, - ligj i cili është bërë pas takimeve me shoqatat. Është ligji më i ndershëm dhe besoj se kemi bërë shumë. Të përndjekurit, në përputhje me ligjin do t’i marrin të gjitha paratë brenda këtij afati.
Megjithatë, pati ish-të përndjekur që u vetëdogjën?
930 mijë dollarë morën ata që dolën në protestë. Viktima është e dhimbshme në çdo rrethanë, por këto janë më të dhimbshme, sepse ata të tre ishin të sëmurë, në psikiatri, dhe u dogjën barbarisht.
Po legalizimet, kur do të përmbyllen?
Nëse merr dosjen, është dosje voluminoze. Është një dosje e cila përballet me një seri problemesh, me burokraci të pamerituara, me një numër jo të përshtatshëm punonjësish, por është bërë punë, si vëllim. Afati do të finalizohet në muajin dhjetor. Kemi rritur numrin e punonjësve.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)