E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria hesht para 23 qershorit, të dielën votojnë mbi 3 milionë persona

heshtjeTiranë- E shtuna shënon heshtjen zgjedhore për partitë politike në vend, të cilat nesër do të votohen nga shqiptarët në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Mesnatën e mbrëmshme morën fund premtimet e partive politike, pas një fushate të ethshme elektorale që nisi më 24 maj në mënyrë zyrtare.

Pasi muaj më herët forcat politike në vend kishin nisur takimet me elektoratin në mbarë vendin duke shpalosur programët respektive.

Sipas Kodit Zgjedhor një ditë para votimit ndalohet që partitë politike të bëjnë fushatë për ti votuar qytetarët.

Sot po sipas Kodit Zgjedhor vetëm administruesit e procesit bëjnë shpërndarjen e materialeve për nesër në kutitë e votimit në mbarë vendin.

Bazuar në statistikat e Ministrisë së Brendshme këtë vit pritet të votojnë 3 milionë e 271 mijë e 956 zgjedhës. Siç vihet re numër ky më i lartë se popullsia e regjistruar nga censusi 2011 prej rreth 2 milion e 831 mijë shtetas, ku përfshihen edha ata nën moshën e votimit. Sepse janë të regjistruar edhe emigrantët që jetojnë jashtë vendit e që janë kthyer për të votuar.

Ky është procesi zgjedhor më i vëzhguar nga ndërkombëtarët. Ka 8 mijë monitorues vendas dhe 1 mijë të huaj në vendin e ndarë me 12 qarqe. Zgjedhjet e së dielës janë parë nga faktori ndërkombëtar si testi i Shqipërisë për rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›