E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e PR në Gjirokastër, Roland Bejko: Do ulim papunësinë

Roland Bejko, është një prej kandidatëve të Partisë Republikane i cili ka sjellë një fushatë ndryshe në këto zgjedhje.

Kandidat për deputet në qarkun e Gjirokastrës, ai shprehet I bindur për mandatin e deputetit, të cilin premton se do ta përdorë në shërbim të qytetarëve.

Dhe për këtë, Bejko thotë se ka projekte konkrete për zhvillimin e qarkut të Gjirokastrës, të cilat synon ti shndërrojë në realitet pas 23 qershorit.

Bejko, gjithashtu shprehet i bindur se e djathta do të rezultojë fituese në zgjedhjet e 23 qershorit, pasi shqiptarët sipas tij do të dinë të vlerësojnë arritjet dhe projektet konkrete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›