PR zhvillon mitingun përmbyllës në Korçë
Partia Republikane ka përcjellë në Korçë, mesazhet e fundit elektorale gjatë një mitingu që shënoi mbylljen e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në fjalën e rastit, theksoi edhe një herë vlerat e aleancës së djathtë, e cila ka një qëllim të vetëm: Të punojë për një komb të bashkuar në Evropën e Bashkuar. Nga ana tjetër, Mediu nuk kurseu akuzat ndaj kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe koalicionit që ai drejton.
Ndërsa, kandidati për deputet Erjon Haruni shprehu entuziasmin në lidhje me fushatën dhe mbështetjen që ka gjetur mes banorëve të Korcës. Ai premtoi se do të jetë gjithmonë një derë e hapur për njerëzit në nevojë.
Para simpatizantëve përcollën mesazhe edhe anëtarë të tjerë të kryesisë së Partisë Republikane, të cilët bënë thirrje për të votuar këtë forcë politike