E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata e ambasadoreve Policia te garantoje voten

Tre diplomatet e huaj ne Tirane, Etore Sequi, Eugen Ëollfarth dhe Aleksander Arvizu i jane drejtuar institucioneve shteterore me nje apel per funksionimin e institucioneve te pavarura, por edhe mbarevajtjen e zgjedhjeve lokale te 8 majit. Mesazhi i tre ambasadoreve, atij te Bashkimit Europian, misionit te OSBE-se dhe ambasadorit te SHBA-se eshte bere gjate nje tryeze per gjyqesorin ku merrnin pjese struktura e larte e Ministrise se Drejtesise dhe te Brendshme, kryeprokurorja e pergjithshme dhe drejtuesit e policise se shtetit.  (UPDATE)

Ambasadori i SHBA-së, Aleksander Arvizu garantoi policine e shtetit se do te kete mbeshtetjen e nderkombetareve per te garantuar sigurine ne votimet e 8 majit.

“Pata mundësinë që të takoj drejtorin e përgjithshëm të policisë, zotin Burgaj. I shpreha dhe i konfirmova atij të gjithë besimin që ne kemi tek policia në këtë situatë të vështirë, pas incidenteve që kanë ndodhur. Gjithashtu, e sigurova që ne do përkrahim Policinë e Shtetit dhe theksova se është e rëndësishme që policia të sigurojë një mjedis të qetë dhe neutral për zhvillimin e zgjedhjeve” tha Arvizu.

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth e perqendroi fjalen e tij ne ndryshimin e Kushtetetutes per kufizimin e imunitetit te gjyqtareve duke kembengulur se nuk jane te pranueshme deklaratat vullnater per imunitetin. Wollfarth shprehu shqetesimin per vonesen e miratimit te projektligjit per gjykaten administrative dhe apeloi per te shmangur vakuumet ne gjykaten Kushtetuese.

“Heqja e imunitetit te deputeteve te parlamentit ne menyre vullnetare eshte e pranueshme, por jo e mjaftueshme. I referohem ketu edhe kufizimit te imunitetit te sistemin gjyqesor. Ne kete pike duhet te ndryshohet Kushtetuta” tha Wollfarth.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi theksoi se lufta ndaj korrupsionit eshte nje pergjegjësi që i mbetet qeverisë shqiptare.

“Taksapaguesit e BE i akordojnë fonde Shqipërisë për luftimin e korrupsionit në gjyqësor, por tani vazhdimi i luftës dhe përgjegjësia i mbetet qeverisë shqiptare” tha Sequi. 

Erjon Ajazi
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 20 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›