E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama ne Fushe-Kruje Te nxjerrim vendin nga papunesia

Kryetari i Partisë Socialiste ka prezantuar në qytetin e Fushë-Krujës kandidatin për këtë Bashki, Gjon Bardhin. Rama e konsideroi votën për opozitën si alternativën e vetmë për t’i dhënë kësaj zone një ndryshim të ri.

“Nuk ka të përshkruar e keqja që e ka mbërthyer rrethin tuaj. Atë që pushteti i vjedhur për të vjedhur Shqipërinë i ka bërë Krujës së Skënderbeut nuk ia ka bërë asnjë pushtues, askush nuk e merr me mend rrënimin e përditshëm që po i bëhet këtij vendi. Ta nxjerrim qarkun e Durrësit nga kthetrat e papunësisë, t’i japin të rinjve dhe të rejave mundësitë për tu ndjerë mirë në vendin e tyre. E drejta e punës është e drejtë themelore e çdo njeriu”- tha Rama.

Lideri i opozitës u shpreh gjithashtu se 8 maji është dita për t’i dhënë fund pushtetit të vjedhur, që vrau për të vazhduar të vjedhë, një pushtet që flet për ju e mendon për vete.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›