Fushata, ekspertët do të kontrollojnë financimet e partive
Ekspertët kontabël duhet të kenë 5 vjet eksperiencë, por edhe të mos kenë marrë asnjë masë disiplinore. Ekspertet e KQZ do të kontrollojne fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore nga partitë politike.
TIRANE- Plot 20 ekspertë kontabël do të realizojnë kontrollin fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet për fushatën zgjedhore të 28 qershor. Komisioni Qëndor i Zgjedhjeve miratoi sot, projektudhëzimin, “për kriteret dhe proçedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e eksperteve kontabël.
Eksperti kontabël do të përcaktohet me anë të një shorti me gogla që hidhet në KQZ, jo më vonë se 45 ditë përpara zgjedhjeve, për të kryer kontrollin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore.
Ekspertët kontabël duhet të kenë 5 vjet eksperiencë, por edhe të mos kenë marrë asnjë masë disiplinore. Në mbledhjen e sotme, KQZ miratoi dhe projektudhëzimin "për miratimin e rregullave dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për paraqitjen e dokumentacionit". Sipas këtij vendimi, partitë politike duhet t'i publikojnë listat shumërore të kandidatëve për deputetë jo më vonë se 40 ditë nga data e zgjedhjeve, kurse koalicionet duhet t’i publikojnë këto lista jo me vonë se 45 ditë nga data e zgjedhjeve
(s.g/BalkanWeb)