Basha: “Adriatik 3” vendimtare për në NATO
Është zhvilluar sot në Letoni takimi Adriatik- Balltik- Atlantik. Në cilësinë e Kryetarit të Radhës së Kartës së Adriatikut, ministri Basha, u shpreh gjatë fjalës së tij se Karta e Partneritetit "Adriatik 3" ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë, SHBA Maqedonisë, është një histori suksesi.
LETONI- - Është zhvilluar sot në Letoni takimi Adriatik- Balltik- Atlantik me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të vendeve të kartës Adriatik 3 dhe vendeve të Balltikut. Në cilësinë e Kryetarit të Radhës së Kartës së Adriatikut, ministri Basha, u shpreh gjatë fjalës së tij se Karta e Partneritetit Adriatik A3 ndërmjet Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara është një histori suksesi që ka kontribuar në mënyrë vendimtare në përshpejtimin e ritmit të reformave dhe në përmirësimin e klimës së mirëbesimit ndërmjet nesh. Duke folur për Kosovën, kreu i diplomacisë shqiptare theksoi se shteti i ri, tashmë shërben si faktor stabiliteti në rajon. Në ndërhyrjet e tyre në takim, Ministrat vlerësuan rolin stabilizues të KFOR-it në Kosovë dhe konfirmuan se zhvillimet në Kosovë janë faktor kyç në sigurinë e rajonit.
Zv. Asistent i Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Stuart Jones vlerësoi shumë të suksesshme reformat e ndërmarra nga tre vendet e Kartës në arritjen e standardeve të kërkuara, të cilat i konsideroi si kyçin e vendimit të marrë në Bukuresht dhe më vonë në procesin e ratifikimit të Protokolleve të Aderimit në NATO për Shqipërinë dhe Kroacinë nga të gjitha vendet anëtare të Aleancës në një kohë rekord.
Jones cilësoi gjithashtu ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës një vepër të një rëndësie strategjike me vlera të mëdha në mbështetje të së ardhmes së Kosovës dhe të stabilitetit rajonal. (e.n/news24/balkanweb)