E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria çeke humbet votëbesimin në parlament

Qeveria e koalicionit e kryeministrit çek Mirek Topolanek e humbi votëbesimin në parlament, duke u detyruar të japë dorëheqjen në mes të mandatit të presidencës çeke të Bashkimit Evropian.

101 ligjvënës e mbëshetën mocionin kundër qeverisë në dhomën e ulët të parlamentit me 200 anëtarë, pasi disa deputetë të pavarur që e kishin mbështetur fillimisht zotin Topolanek u bashkuan me opozitën.

Votimi u bë 12 ditë para një vizite që Presidenti amerikan Barak Obama pritet të bëjë në Pragë për një takim të nivelit të lartë mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Kabineti pritet të qëndrojë në detyrë derisa Presidenti Vaclav Klaus të emërojë një kryeministër të ri.

Udhëheqësi i Partisë Social-Demokrate të opozitës Jiri Paroubek u tha gazetarëve se mendon që qeveria aktuale mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë ndoshta deri në përfundim të presidencës së Bashkimit Evropian. //rd//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›