E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushata, partitë politike shpenzuan 4 milionë dollarë

Në fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, partitë politike kanë shpenzuar në total 366,599,376 lekë. Ky është konstatimi i raportit të hartuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Partia Demokratike mban totalin e shpenzimeve në shumën 157,054,067 lekë, ndërsa Partia Socialiste 101,746,870 lekë. Neni 90, pika 3 e Kodit Zgjedhor përcakton se "shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore nuk duhet të kalojë dhjetëfishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike, sipas nenit 87 të këtij Kodi". Nga 33 parti të audituara, kanë përfituar fonde nga donatorë, persona fizikë ose juridikë 13 parti, 7 parti nuk kanë përfituar dhe nuk kanë shpenzuar fonde për fushatën zgjedhore.

Nga buxheti

Fondi i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për partitë politike ishte në total 65,000,000 lekë. Shpërndarja e tij sipas partive ishte: Partia Demokratike mori 16.573.342 lekë; Partia Socialiste e Shqipërisë 13.693.204 lekë; Partia Republikane e Shqipërisë 10.695.140 lekë; Partia Socialdemokrate 6.821.852 lekë; Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 4.590.660 lekë; Partia Agrare Ambientaliste 3.607.519 lekë; Partia Aleanca Demokratike 2.642.701 lekë; Parti Demokracia Sociale 2.192.632 lekë; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 2.145.573 lekë; Partia Demokristiane e Shqipërisë 1.796.634 lekë dhe Partia Bashkimi Liberal Demokrat 240.743 lekë.

Donacionet

Fondi i përftuar nga donatorët figuron në 13 parti politike. Partia Demokratike ka marrë shumën 81.588.880 lekë; Partia Socialiste e Shqipërisë 6.855.136 lekë; Partia Republikane e Shqipërisë 500.000 lekë; Partia Lëvizja Socialiste për Integrim 6.810.073 lekë; Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 8.800.000 lekë; Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 452.000 lekë; Partia Rruga e Lirisë 324.000 lekë; Partia G99 4.830.000 lekë; Partia për Demokraci dhe Integrim 2.755.750 lekë; Partia Socialiste e Vërtetë ‘91, 769.800 lekë; Partia Lëvizja e Legalitetit 162.500 lekë; Partia Ora e Shqipërisë 90.000 lekë dhe Partia Ligj dhe Drejtësi 492.100 lekë.

Totali

Në total, Partia Demokratike është forca që ka shpenzuar më shumë para për fushatën, në shumën 157.054.067 lekë; Partia Socialiste e Shqipërisë 101.746.870 lekë; Lëvizja Socialiste për Integrim 22.889.831 lekë; Partia e të Drejtave të Mohuara e Re 15.060.000 lekë; Partia Republikane 13.147.971 lekë; Partia Agrare Ambientaliste 11.294.801 lekë; Partia Demokracia Sociale 10.484.816 lekë; Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut; 7.708.921 lekë; Partia Socialdemokrate 6.841.000 lekë; Partia G99 5.352.801 lekë; Partia Aleanca Demokratike 2.642.701 lekë; Partia për Drejtësi dhe Integrim 2.518.645 lekë; Partia Demokristiane 1.946.975 lekë; Partia Toleranca e Re 1.252.010 lekë; Partia e Reformave Demokratike 1.150.000 lekë; Partia Lëvizja e Legalitetit 1.031.500 lekë; Partia Bashkimi Liberal Demokrat 958.877 lekë; Partia Lidhja Demokristiane 900.000 lekë; Partia Socialiste e Vërtetë ‘91, 769.800 lekë; Partia Ligj dhe Drejtësi 492.000 lekë; Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet 452.000 lekë; Partia Rruga e Lirisë 350.000 lekë; Partia Balli Kombëtar 220.000 lekë; Partia Ora e Shqipërisë 158.090 lekë; Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve 100.000 lekë dhe Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar 75.700 lekë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›