E Diel, 1 Nëntor 2026

Gripi te Barcelona? Murinjo nuk i zë besë

Një takim i përgatitur në errësirë në stadiumin më të madh dhe më të lavdishëm kundër kundërshtarit më të fortë. Kështu prezantohet Barcelona-Inter. Guardiola sfidon Murinjon në taktikë. Askush nuk e di se kush do të luajë. Ja përse mbrojtja e Interit udhëton me drita fikur. Murinjo po e përgatit ndeshjen pa marrë parasysh kundërshtarin. Më mirë të mendojë për të tijtë dhe për Shnajderin. Është në një formë më të mirë se në Kiev, ku luajti në një formë jo 100% dhe shënoi gjithsesi golin deciziv. Në kampionat Interi ka demonstruar se mund të bëjë edhe pa të, mbi të gjitha me Tiago Mota, të rikthyer në top-formë. Por në Champions League, jo. E ka blerë enkas holandezin, i cili ka si detyrë t‘i shërbejë Eto‘osë dhe të fitojë në Europë. Murinjo i ka idetë e qarta. Interi i tij i ri europian është rikthyer në rrugën e duhur në Kiev. Shnjader është vërtet i rëndësishëm, por po aq i rëndësishëm sa Milito dhe Eto‘o. Eto‘o ende nuk ka shënuar në Champions. Tani rigjen ish-shokët e skuadrës, të cilët nuk i ka harruar kurrë. Murinjo, pasi u eliminua nga Mançesteri sezonin e kaluar, do ta provojë sërish. Nuk është i qartë se me kë do të duhet të përballet. Sigurisht që e imagjinon, sepse në këtë takim në errësirë do të jenë të drejtuar shumë prozhektorë. Për Interin është momenti të dalë zbuluar. Blaugranët nuk janë në momentin e tyre më të mirë dhe rrezikojnë një eliminim surprizë, edhe pse "Special One" nuk beson: "Po luajmë mirë, po fitojmë, në Itali dhe në Europë, ka deklaruar Murinjo, por në Champions grupi ynë është shumë i hapur, pasi çdo skuadër mund të dalë e para ose e fundit. Nëse Rubin merr 3 pikët, Barça mbetet jashtë Champions-it, por nëse humbasim ne, përfundojmë të tretët në klasifikim. Presioni është mbi të gjithë. Klubi katalanas është i shqetësuar për lojtarët e shumtë me grip, por Murinjo beson se sot do të jetë të gjithë në fushë: "Barça është një skuadër e madhe dhe një humbje dhe një barazim me Rubin Kazan nuk mund të ndryshojnë opinionin tim, tha trajneri. Gripi A? Me një mjek të aftë si doktor Pruna, në dy ditë lojtarët do të shërohen doktori im e ka bërë me disa".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›