E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata per 8 majin kreu i PBDNJ Dule Ne Himare vendos sovrani

Ne Himare vendos sovrani. Keshtu ka deklaruar nga Gjirokastra kryetari i PBDNJ Vangjel Dule gjate nje deklarate per shtyp ne kuader te fushates paraelektorale. I pyetur rreth deklarates se kreut socialist Edi Rama per Vasil Bollanon Dule eshte shprehur se ne daten 8 maj do te vendose elektorati i Bashkise se Himares.

Besoj se eshte tashme e qarte se ne demokraci jo te gjithe mund te jene te te njejtit mendim per te njejten ceshtje. Rama ka te drejten te kete mendimin e vet sikurse edhe PBDNJ te kete mendimin dhe te beje zgjedhjet e veta. Rendesi me te madhe se mosperputhja e mendimeve ka konfirmimi i vullnetit te perbashket pavaresisht se ne Himare dhe PS dhe PBDNJ do kene kandidatet e tyre eshte fakti se ne do japim mesimin sesi zhvillohen zgjedhje te lira e te ndershme. Ne demokraci pertej lidereve e partive vendos sovrani komunitet qe ne kete rast eshte komuniteti i Himares eshte shprehur Dule.

Ai gjithashtu ka theksuar domosdoshmerine e zhvillimit te nje procesi te persosur zgjedhor ndersa ka konfirmuar edhe nje here opinionin e forces politike qe drejton per zgjedhje te parakohshme parlamentare si e vetmja rruge per zgjidhjen e krizes politike.

Dule ka theksuar se do te denoncojne me ashpersine me te madhe cdo fenomen negativ ndersa ka akuzuar perfaqesuesit e mazhorances ne Komisionet Zonale per mosnjohje te kuadrit ligjor abuzivitet dhe arrogance. Ne rrethin e Gjirokastres PBDNJ garon ne kater komuna Dropull i Siperm Dropull i Poshtem Pogon e Odrie.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›