Berisha: Për zgjedhjet e 8 Majit do aplikohet sistemi After Pilaf
Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me kreun e Misionit të Vëzhgimit të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet në kuadër të zgjedhjeve lokale dhe e siguroi kreun e këtij misioni se rekomandimet e misionit të OSBE/ODIHR do të përfshiheshin në Kodin Zgjedhor, pas zgjedhjeve të 8 Majit.
Sipas Berishës pasi të përfundojnë zgjedhjet, do të kontrollohen listat, transparenca e votimeve në përputhje me sistemin After Pilaf (Pas pilafit) e cila aplikohet për të disatën herë në Shqipëri.
Para votimeve nuk mund të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor sepse nuk ka kohë i shpjegoi Berisha z.Stonestreet, sepse zgjedhjet edhe pse janë një herë në katër vjet, vijnë papritur e pa kujtuar dhe na gjejnë të papërgatitur.
Aplikimi i sistemit After Pilaf do të jetë më i lehtë pasi janë mbyllur votimet dhe pasi është shpallur fituesi. Si në futboll, pasi mbaron ndeshja, rezultati nuk ndryshohet më tha Berisha.
z.Stonestreet u shpreh se ishte mahnitur nga sistemi After Pilaf dhe deklaroi se edhe shtetet e tjera europiane duhet të marrin shembull nga Shqipëria.
Berisha shtoi se homologu i tij italian Silvio Berluskoni shumë shpejt do të adoptojë sistemin After Pilaf duke u shpallur i pafajshëm për akuzat dhe më pas do të reformojë sistemin gjyqësor italian duke aplikuar sistemin Dopo il Pilafio.
*keshilliministrave.org