E Diel, 1 Nëntor 2026

SHENIM/ Fituesit e tenderave po i mësojmë nga mediat e huaja para se të shpallen nga qeveria

Më 21 mars, duke iu referuar disa lajmeve në gazetat greke, gazeta Tema raportoi se kompania greke Aktor kishte fituar të drejtën për të ndërtuar tunelin e rrugës Tiranë- Elbasan. Dy javë më pas, sërish nuk dihet nëse kjo firmë ka fituar, por gazetat qeveritare citojnë burime nga brenda Ministrisë së Transportit, që thonë nën zë se fitues është kompania greke.

Po ashtu para pak ditësh mediat e huaja shkruanin se Bankers Petroleum ka blerë puset e naftës nga Albpetrol për një shumë prej 34 milionë dollarësh. Sërish nga qeveria shqiptare gjithçka kaloi në heshtje.

Pyetja që të lind në këto raste është se çfarë transparence ka në këtë vend kur merren vendime të mëdha? Përse duhet të mësojmë shumë ditë përpara nga mediat e huaja se kush i fiton tenderat në vendin tonë, njësoj si në rastin e parlamentit shqiptar?

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›