Fushatë- Topalli në Vaun e Dejës: Mbajtëm premtimet
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, e ka vijuar turin e saj elektoral në një takim me banorët e Vaut të Dejës. Gjatë këtij takimi Topalli është shprehur se partia e saj i ka mbajtur premtimet e dhëna se 28 qershori do jetë përsëritja e fitores së 92-it.
VAU DEJËS- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka vijuar turin e saj elektoral duke u ndalur në takime me banorët në Vaun e Dejës. E bindur në një fitore të thellë të së djathtës Topalli tha se ndryshe nga të majtët, kjo qeveri është dukë mbajtur premtimet e dhëna. “Fitorja e 28 qershorit do të jetë si fitorja e 92. dua ti them kryetari të Bashkisë së Tiranës nga momenti që nuk ke pranuar për tu futur në listën e deputetëve, ti je çuar për të ikur. Nga momenti që përçmon të varfrin, ti je çuar për të ikur. Nga momenti që nuk beson tek të rinjtë, ti je çuar për të ikur. Nga momenti që i thua studentëve që nuk i njeh diplomat e tyre, ti je çuar për të ikur”- u shpreh Jozefina Topalli. (a.r/news24/balkanweb)