E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritet nafta në bursa, reflektohet dhe në Shqipëri

Çmimi i naftës ka pësuar rritje në bursa, duke shënuar kuotën e 67.8 $ për fuçi. Ekspertët mendojnë se kjo rritje është pasojë e rimëkëmbjes së disa sektorëve të ekonomisë botërore. Rritja e çmimit është reflektuar dhe në vendin tonë. 

TIRANE- Gjatë ditëve të fundit çmimi i naftës në bursa ka pësuar rritje të vazhdueshme, duke arritur kuotën e 67.8 dollarëve për fuçi. Ky është edhe niveli më i lartë që prej muajit nëntor të vitit të kaluar. Arsyeja e rritjes së ndjeshme të çmimit të naftës në tregjet financiare botërore mendohet se është rifillimi i aktivitetit të manifakturave në Kinë.

Sipas analistëve shtrenjtimi i naftës në tregjet ndërkombëtare është një sinjal pozitiv që tregon për rritjen e kërkesës në nivel global si pasojë e rimëkëmbjes së disa sektorëve të ekonomisë botërore.

Rritja e çmimit të naftës në bursa është pasqyruar edhe në vendin tonë. Gjatë ditëve të fundit në disa pika karburantesh në Tiranë çmimet e naftës dhe benzinës janë shtrenjtuar nga 5 deri në 10 lekë për litër. Kjo rritje ishte paralajmëruar nga grosistët të cilët rreth një javë më parë deklaruan se për shkak të ecurisë së bursave çmimet do të rriteshin edhe në vendin tonë. Kjo duke pasur parasysh se pjesa dërrmuese e karburanteve që konsumohen në vend sigurohen nga importi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›