E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi mesazh ngushëllimi për aksidentin e “Air France”

Presidenti Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi homologut francez, Sarkozi për aksidentin ajror të avionit “Air France”. “Pranoni ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë të gjithë popullit shqiptar në këto momente të rënda” thuhet në mesazhin e Topit. 

TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit francez Nikola Sarkozi, për aksidentin tragjik të humbjes së avionit të Air France me 228 persona në bord.
“Jam keqardhje të thellë mësova për aksidentin tragjik të humbjes së avionit A330 të Air France” nis mesazhin e tij presidenti shqiptar duke shprehur me tej ngushellimet më të thella për këtë humbje të rëndë të gjithë familjarëve të viktimave.
“Pranoni ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë të gjithë popullit shqiptar në këto momente të rënda të kësaj tragjedie njerëzore.” përfundon mezahi ngushëllues i Presidentit të Shqipërisë drejtuar Presidentit Sarkozi. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›