E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi - Macura: Bashkëpunimi intensiv

Presidenti Topi priti sot në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të UNESKO-s, Koiçiro Macura. Topi theksoi domosdoshmërinë e përfshirjes së shtetit të ri të Kosovës në nisma dhe forume të përbashkëta rajonale edhe në fushën e kulturës. 

TIRANE- Presidenti i vendit Bamir Topi e konsideron të domosdoshme përfshirjen e shtetit të ri të Kosovës në nisma dhe forume të përbashkëta rajonale edhe në fushën e kulturës dhe ruajtjes e evidentimit të vlerave historike e kulturore.
Kjo është theksuar prej tij në një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të UNESKO-s, Koiçiro Macura. Presidenti Topi theksoi rëndësinë dhe partneritetin e suksesshëm midis UNESCO-s dhe vendit tonë në fushën e kulturës, por edhe në të gjitha fushat duke u konkretizuar me projekte në arsim, shkencë, kërkim shkencor etj.
Presidenti Topi nënvizoi se bashkëpunimi midis vendeve të rajonit në këtë kuadër duhet të jetë intensiv, jo vetëm për promovimin e kulturës, por edhe për kthimin e objekteve të trashëgimisë kulturore që karakterizon këtë zonë, në vendet e origjinës së tyre.
Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s, Koiçiro Macura, siguroi mbështetjen e organizatës që ai drejton në të gjitha nismat e projektet e Shqipërisë për promovimin e vlerave arsimore, shkencore e kulturore. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›