E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushate edukuese per dhembet te femijet

Fushata edukuese per kujdesin ndaj higjienes orale, ka rritur pergjegjesine e rreth 60% te femijeve ne vend ne larjen e dhembeve. Ky program, i cili ka dy vite qe po zbatohet nga Ministria Shendetesise, ajo e Arsimit dhe nje kompani private, ka perfshire te gjithe femijet 7 deri 9 vjec. Te dhenat e marra ne te gjitha shkollat e vendit, tregojne se kujdesi ndaj higjienes orale respektohet duke i lare dhembet dy here ne dite nga rreth 60 per qind e femijeve. Kurse ata qe i lajne vetem nje here jane deri ne 75 per qind. "Aktualisht jemi duke marre rezultatet perfundimtare te projektit per fluorizimin e dhembeve, qe kryhet nje here ne gjashte muaj, te mbi 10 mije femijeve te moshes 7- 9 vjec te perfshire ne projekt. Nga depistimet e kryera nga mjeket e shkollave te Kombinatit, rezulton se kariesi dentar (prek smaltin dhe dentinen e dhembeve) pas fluorizimit eshte me i ulur

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›