Fushate sensibilizues Kujdes goditjet nga dielli
Dobësi, marrje mendsh, dhimbje të forta koke, rrahje të shpeshta zemre dhe shpesh gjendje të fikëti. Në këto ditë të nxehta janë këto disa nga shqetësimet më të shpeshta që trazojnë organizmin, të cilat për t’i shmangur autoritetet shëndetësore kanë nisur informimin e qytetarëve, ku ndër këshillat kryesore ato rendisin shmangien e veprimtarive fizike në temperaturë të lartë për një kohë të gjatë, konsumimin e mbi 3 litrave ujë apo lëngje të tjera, gjatë gjithë ditës, apo dhe të pakësohet pirja e kafesë dhe të eleminohet përdorimi i pijeve alkoolike. Në kryeqytet kjo fushatë sensibilizuese u kryesua nga Ministri i Shëndetësise Vangjel Tavo.
Nëse dikush është prekur nga goditja nga dielli, mjekët këshillojnë largimin e menjëhershëm të tij për në një vend më të freskët dhe trajtimin me kompresa të ftohta në koke, fytyrë, qafë dhe kyçe e ndërkohë që ai rikthehet në gjendje të ndërgjegjshme duhet të konsumojë lëngje të freskëta.