E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr ne Nivice humb jeten nje person

Një 60 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa u përfshi nga flakët në kohën kur po pastronte kopshtin e tij.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të varrezave të Nivicës në Sarandë, dhe 60 vjeçari Gaqo Strati i kishte ënë flakën disa shkurreve pranë banesës së tij. Por zjarri është përhapur në mënyrë të befasishme dhe pa kontroll.
Në tentativë për të shuar flakët 60 vjeçari humbi jetën nga plagët e rënda në trup.
Në vendngjarje mbërriten forca policie dhe ato zjarrfikëse, të cilët lokalizuan zjarrin, por pa mundur të shpëtojnë jetën e të moshuarit.
Policia lokale po heton shkaqet për të bërë zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›