E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria u heq vendoreve lejet e ndertimit

TIRAN- Pasi rriti kompetencat e Inspektoratit Ndertimor Urbanistik Kombetar duke i dhene fuqi nderhyrjeje edhe ne territorin e administruar nga bashkite dhe komunat qeveria synon ti heqe ketyre te fundit edhe te drejten per dhenien e lejeve te ndertimit. Ekzekutivi ka menduar te centralizoje dhenien e lejeve nga pushteti vendor tek nje organ i vetem i cili normalisht do te jete nen varesine e tij.


Nisma eshte publikuar dje nga kreu i qeverise Sali Berisha i cili bashke me te parashtroi problemet qe perballen sipas tij bizneset e ndertimit me marrjen e lejeve duke sjelle ne vemendje aplikimin e nje sistemi te ngjashem sic eshte ai i Qendres Kombetare te Licencimit e cila funksionon sipas formatit One stop shop Me nje ndalese. Ne lejet e ndertimit qendron dhe problemi me madhor i biznesit. Une mendoj se ne duhet ta shqyrtojme kete praktike.


Ne kemi futur ne One Stop Shop lejet e ndertimit te HEC-eve te fabrikave te medha te uzinave te medha. Ne duhet ta shqyrtojme shume seriozisht inkludimin e lejeve te ndertimit ne One Stop Shop natyrisht ne perputhje me procedurat qe ekzistojne por ama dhe kjo do te rriste shume transparencen - tha dje gjate mbledhjes se qeverise Kryeministri Berisha.


Madje ne kete praktike qeveria shqiptare synon te jete pararoje pasi ne te gjithe boten nje numer i kufizuar vendesh e kane te centralizuar tek pushteti qendror dhenien e lejeve te ndertimit. Ne praktiken boterore shumica e vendeve nuk e kane te perfshire lejen e ndertimit ne One Stop Shop por ekzistojne edhe 21 vende qe lejen e ndertimit e kane te perfshire ne sportelin e vetem te lejeve dhe te licencave.


Edhe QKL-ne shumica e vendeve nuk e kane por ne e kemi nje histori te vertete suksesi prandaj dhe te studiojme mundesine nese dhe lejen e ndertimit ta kalojme ne sportel unik. Ka vende te cilat shkelqejne per ndertimet dhe biznesin dhe kane afate shume me te shkurter krahasuar me bashkine e Tiranes - vijoi ai.


Ne fjalen e tij me shume se me lejet e ndertimit Berisha u mor me bashkine e Tiranes duke e cilesuar ate si shembullin me te keq ne kohezgjatjen per lejeve.


Perpos kesaj nisma per centralizimin e lejeve te ndertimit vjen ne nje moment ku de facto sapo ka filluar fushata per zgjedhjet lokale te 8 majit kur pritet qe nje nder betejat kryesore te jete ajo per Tiranen. Ne kete menyre Berisha merr me te mire biznesin e ndertimit te cilit qeveria i ka miliona euro borxh te mbetura pa shlyer nga viti i meparshem.

Biznesi i konfiskohet malli kujtdo qe spaguan taksat

Bizneset apo profesionet e lira qe ushtrojne veprimtari pa qene i regjistruar dhe rrjedhimisht pa derdhur detyrimet ndaj shtetit do ti hiqet menjehere licenca. Kjo mase drastike pritet te ndermerret sefundmi nga qeveria per te gjithe ato biznese te cilat nuk paguajne taksat duke krijuar keshtu pabarazi ne treg. Ekzekutivi eshte duke punuar per gjetjen e nje moduli per ashpersimin e masave qe do te merren ndaj atyre qe shkelin rregullat.


Pritet qe tashme te mos vijohet me me vendosjen e gjobave por me masa edhe me te ashpra sic do te ishte konfisikimi i mallit dhe heqja e licences per ushtrojne aktivitetin ne menyre te jashteligjshme. E njejta gje do te vleje edhe per natyrat e tjera te shkeljeve te cilat prekin qyteraret sic do te ishte pershembull mashtrimi me cilesine e produktit qe shitet. Ne keto raste organet tatimore do te konfiskojne menjehere mallin bashke me mjetet e transportit ne pronesi te tregtarit.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›