Fushe - Mamurras vrasje e dyfishte ne nje pike karburanti

Nje vrasje e dyfishte ka ndodhur ne oren 10 e 30 ne Fushe Mamurras Lac. Viktimat jane Ndoc Zima 46 vjec dhe Vlash Gjeci 46 vjec te dy nga Laci.
Ngjarja ndodhi ne nje pike karburanti dhe deri tani nuk ka te dhena nese viktimat te dy te vrare me arme zjarri kane qene punonjes apo kliente te rastit. Policia ka mberritur ne vendngjarje dhe po punon per gjetjen e identitetit te autoreve edhe motivet e krimit.