Haxhinasto:PS të bashkëpunojë për reformat dhe integrimin

Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Edmond Haxhinastoi i bëri thirrje opozitës të bashkëpunojë për integrimin e vendit dhe për realizuar refomat e rëndësishme për vendin.
Duke folur në forumin e EMA-s për procesin e integrimit, numri dy i qeverisë shqiptare theksoi se opozita duhet të angazhohet në mënyrë kontruktive për të realizuar axhendën e integrimit.
“Opozita të angazhohet në mënyrë kontruktive me qëllim që axhenda e integrimit të vazhdojë pa ndërprerë dhe të trajtohet si një proces mbi partiak dhe kombëtar dhe nuk mund të konsumohet për qëllime personale” theksoi Haxhinasto