E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë- Krujë, grabitet shtëpia e biznesmenit, hajdutët marrin 100 mijë euro

FUSHE KRUJE – Dy persona të maskuar grabitën mëngjesin e sotëm një shumë të konsiderueshme parash në banesën e një biznesmeni në Fushë- Krujë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se biznesmeni i ndërtimit pretendon se i janë grabitur në banesë rreth 100 mijë euro.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm, në kohën kur në banesë ndodhej vetëm një grua.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të gjetur ndonjë gjurmë të mundshme të grabitësve, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›