Topi: Vlerësimin tim e dhashë përmes dekretit të shkarkimit
08/03/2009 Kreu i Shtetit dhe kryetarja e Kuvendit komentojnë rastin “Pango”
Topalli: Burg për këdo që do të guxojë të abuzojë me karrigen e Shtetit
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka deklaruar dje gjatë një prononcimi për mediet se e ka dhënë komentin e tij për rastin “Pango” nën cilësinë e Kryetarit të Shtetit përmes dekretit të shkarkimit. Presidenti i është përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me dekretimin e shkarkimit të Ministrit të Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, pas vizitës së tij në Muzeun Historik Kombëtar, në të cilin ndodhej për promovimin e një ekspozite për komunitetin rom. “E kam thënë dhe herë të tjera; Presidenti mundohet t’i shmanget në linjë institucionale komenteve, pasi ai shprehet me dekret. Ju siguroj që me të ardhur në tryezë propozimi i Kryeministrit, nuk kanë kaluar shumë minuta dhe unë kam dekretuar shkarkimin, veprim, i cili flet qartë! Besoj jeni ju personat që bëni komentet në funksion të veprimit, por unë i mbetem gjithmonë atij parimi që, Presidenti shprehet nëpërmjet dekretit”, - tha Presidenti Topi. Sakaq ai garantoi për dekretimin e emërimit në postin e lënë bosh nga Pango të ish kreut të Bashkisë së Elbasanit, Ardian Turkut. “Kam dëgjuar për emërimin e zotit Ardian Turku. Në linjë zyrtare propozimi ende nuk ka arritur në Presidencë, por paraprakisht mund të them që e vlerësoj personalitetin e zotit Turku dhe pa pikë mëdyshjeje, duke e njohur nga afër dhe aktivitetin e tij, personalitetin e tij, ai do të dekretohet në momentin më të parë që do të arrijë propozimi në zyrën time”, - përfundoi numri një i Shtetit shqiptar. Çështja “Pango” ka qenë pjesë e fjalimit edhe e kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli gjatë vizitës në Librazhd. Ajo ndaloi në këtë qytet me rastin e festave të 7-8 marsit, në vijim të turit të saj nëpër Republikë “Gratë për gratë”. Në fillim të fjalës së saj kryeparlamentarja, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, përmendi arritjet e Qeverisë shqiptare gjatë këtyre katër viteve të mandatit qeverisës. Po ashtu, ajo përmendi edhe mosbesimin e qytetarëve shqiptare në sukseset e kësaj qeverie. “Ne e dinim që disa na shikonin me skepticizëm, ndoshta për faktin se ato për disa vite rresht kishin parë sesi qëllimet e mira përmbyseshin në premtime të pa mbajtura e para të humbura. Ndaj dhe ne i kërkuam çdo zyrtari seriozitet dhe i paralajmëruam se do mbajmë përgjegjësi për çdo lek të shqiptarëve që do të shpenzohej. Dhe mirë bëmë. Mirë bëmë kur shumë zyrtarëve i treguam forcën e ligjit kur ato gabuan, mirë bëmë kur i treguam derën e burgut kur abuzuan”, - theksoi Topalli. Ajo paralajmëroi se i njëjti qëndrim do të mbahet për çdo spekulues të madh apo të vogël, në cilindo pozicion që të gjendet, në çdo kohë që do të guxojë të abuzojë më karrigen e shtetit. “Tolerancë zero i premtuam. Tolerancë zero i qëndruam. Puna ime, puna jonë është të zgjidhim probleme. Detyra jonë është të qeverisim me sensin e përgjegjësisë. Ata që menduan se nuk e kishim seriozisht, gabuan”, -tha Topalli për këtë çështje.