Rama- Moranitos, diskutohet për zgjedhjet e qershorit
Kreu i Bashkisë së Tiranës njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama priti sot Ministrin e Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos. Biseda mes tyre u përqëndrua në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të 28 qershorit.
MORANITOS-BERISHA
TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama priti sot Ministrin e Jashtëm spanjoll Miguel Angel Moratinos, sëbashku me stafin që e shoqëronte. Biseda mes shefit të diplomacisë spanjolle dhe kryetarit Rama u përqëndrua në zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, më 28 qershor.
Rama e informoi diplomatin spanjoll mbi detaje lidhur me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve të ardhshme në vend dhe rreth qëndrimit të tij dhe forcës politike që ai përfaqëson, lidhur me procesin e pajisjes së qytetarëve me kartat e identitetit.
Ministri i Jashtëm spanjoll nga ana e tij shprehu gatishmërinë për mbështetjen dhe kontributin përmes dërgimit të sa më shumë vëzhguesve spanjollë, me qëllim lehtësimin dhe zhvillimin normal të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si dhe ftoi kryebashkiakun Rama për një vizitë në Madrid. (e.n/News24/BalkanWeb)