Moranitos –Berishës: Spanja mbështet integrimin e Shqipërisë në BE
TIRANE- “Spanja mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian” deklarata vjen nga ministri i jashtëm spanjoll Moratinos, gjatë takimit me kryeministrin Berisha. Kryeministri i shprehu diplomatit spanjoll mirënjohjen më të thellë për mbështetjen që Spanja i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në integrimin në NATO dhe në procesin e integrimit në BE, si dhe në përkrahjen për zhvillimin dhe modernizimit të vendit përmes shumë projekteve të frytshme të bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Biseda u ndal gjithashtu në marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve, ku ministri Moratinos u shpreh se ato do të zhvillohen edhe më tej dhe se kompani lider në Spanjë kanë shprehur interes për të investuar në Shqipërisë. Duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend, Kryeministri Berisha tha se qeveria shqiptare po ndërmerr të gjitha masat dhe po bën çdo përpjekje dhe është e sigurt për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, në përputhje me standardet. Pas takimit zotit Moratinos iu dorëzua një raport, mbi ecurinë dhe rezultatet e programit “ Një OKB “ në Shqipëri.
(e.n/BalkanWeb)