Fushë Krujë- 2 vite nga vizita e Bush, qytetarët e kujtojnë
Mbushen dy vjet që nga vizita e ish presidentit Amerikan në Shqipëri Bush, ku ndalesa e tij e fundit ishte qyteti i Fushë Krujës. Edhe sot pas dy vitesh banoret e këtij qyteti të vogël kujtojnë atë ditë që bëri histori për qytetin e tyre që pakkush e njihte.
FUSHË KRUJË- Dy vjet nga vizita e ish presidentit Xhorxh Bush në FUshë Krujë, tashmë ajo ditë kujtohet edhe sot nga banorët e qytetit si një nga më të veçantat. Kjo ndalesë e fundit e ish presidenti Amerikan në vizitën e yij bërë në Shqipëri u shoqërua me një pritje entuziaste. Dita e vizitës së Bush, kujtohet edhe sot nga shumë prej banorëve të Fushë Krujës si një nga ata që patën fatin ta takonin nga afër ish presidentin Amerikam si dhe të rujanë kujtimet në fotot e bëra me të. Një prej tyre është edhe një e moshuar, që sot njihet si nëna e Bushit. “Unë jam nëna e cila kam takuar Xhorxh Bushin në Fushë Krujë. U ndjeva shumë mirë kur e takova sepse asnjëherë në jetën time nuk kam takuar të tillë personalitet. Këtë takim mdo ta kujtoj derisa të vdes. Sot më thërrasin Nëna e Bushit, kur më thërrasin kështu më mbushet zemra”- thekson e vjetra në fjalët e saj.
Pronari i një prej lokaleve në Fushë Krujë ka patur gjatë asaj dite të vecantë klientin më special Presidentin Bush. “Ajo ka qenë një ditë e paharrueshme, jo vetëm ne por i gjithë qyteti u kënaq nga kjo vizitë”- shprehet pronari i lokalit.
Shumë entuziast presidenti Bush ka shtrënguar duart që zgjateshin për ta takuar, është përqafuar duke mos hezituar të bëjë edhe foto, madje duke dhënë edhe autografe. Ish presidenti Amerikan gjatë vizitës në Fushë Krujë dy vite më parë është nderuar edhe me titullin qytetarë nderi i këtij qyteti. Shumë prej banorëve ruajnë me shumë kujdes dhe fanatizëm kujtimet e asaj dite që nga fotot dhe gjithcka tjetër që lidhet me vizitën e rrallë. (a.r/news24/balkanweb)