E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata, Blushi: Sot më të varfër se 4 vite më parë

Kandidatët për deputet në qarkun e Korcës Blushi dhe Ahmetaj kanë vijuar turin e tyre elektoral në fshatin Bulgarec. Në këtë takim Blushi e ka vënë theksin tekl varfëria e shqiptarëve duke thënë se ata janë më të varfër se 4 vite më parë. 

KORCE- Kandidatët për deputet të Partisë Socialiste në qarkun e Korcës Ben Blushi dhe Arben Ahmetaj në takimin me banorët e fshatit Bulgarec janë shprehur se qeveria e Sali Berishës ka shtuar më shumë korrupsionin dhe varfërinë në vend gjatë këtyre 4 viteve. “Sali Berisha ka rritur varfërinë duke shtuar korrupsionin në Shqipëri, duke braktisur fshatin, duke shkatërruar sistemin shëndetësorë, duke i lënë shqiptarët pa punë, duke rrënuar ekonominë, duke vjedhur bashkë me vjedhur bashkë me miq e tij familjarë dhe ministrat e tij”- tha Blushi. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›