E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushe Kruje- Milot trajleri perplaset me nje automjet plagosen 3 persona

Nje aksident me pasoje plagosjen e tre personave eshte shenuar minuta me pare . Ngjarja ka ndodhur ne aksin rrugor Fushe Kruje- Milot ku automjeti me te cilin udhetonin personat eshte perplasur me nje trajler.

Te plagosurit me fraktura ne ne trup jane derguar me urgjence ne Spital. Ndersa dyshohet se ne mes te plagosurve eshte edhe Sami Koceku zv.Drejtor ne Spitalin Ushtarak te Tiranes i cili ka marre plage te lehta.

Nderkohe policia ka nisur hetimet per shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›