E Diel, 1 Nëntor 2026

Agjentet e INTERPOL godasin rrjetin shqiptaro - greko - irlandez per trafikim droge

Goditet nje rrjet i trafikimit nderkombetar i droges i cili perfshin Shqiperine Greqine dhe Irlanden ndersa jane sekuestruar ne total 241 kilogram kanabis.

Policia ben me dije se pasi ka marre informacione nga agjentet e INTERPOL se nga Shqiperia vinin sasi me hashash qe futeshin ne Iguemenice e me pas eksportoheshin ne Irlande ka nisur hetimin dhe ne oret e para te mengjesit te sotem ka evidentuar dy furgona qe leviznin dyshimte ne kufirin shqiptaro-grek

Operacioni eshte kryer nga policia e Igumenices vetem pak ore pasi droga kishte kaluar kufirin shqiptaro-grek ndersa destinacioni ishte Irlanda nderkohe qe ne pranga ka rene kengetari aktori grek Franko Alfonso si dhe nje shqiptar e nje irlandez.

Policia greke ben me dije se furgonat ishin furnizuar me hashash ne kufirin shqiptaro-grek nga shtetas shqiptare. Sipas policise nje prej furgonave drejtohej nga nje shtetas irlandez 36-vjec ndersa furgoni qe u kap ne Athine drejtohej nga shtetasi Franko Alfonso 46-vjec kengetar dhe aktor greko-italian si dhe nga nje grek 40-vjec.

Droga ishte vendosur pas nje ngarkese me portokalle ndersa do te transportohej ne Athine e me pas ne Irlande.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›