E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti rrugor, plagosen dy punonjës policie

Share

Dy punonjës të policisë kanë mbetur të plagosur gjatë mëngjesit të sotëm në Peqin, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin ka dalë jashtë rruge, duke u përplasur.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bishqem të Peqinit, ku makina e policisë me targa Policia 2030 ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur edhe dy efektivat, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Dy efektivët e policisë janë dërguar në Spitalin Ushtarak për kurim, ndërsa mendohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia me të cilën udhëtonin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›